Bota

Probleme shëndetësore për Papa Leonin XIV, zbulohet nga se po vuan!

Papa Leoni XIV ka njoftuar këtë të diel, më 11 tetor, se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi gjatë kontrolleve të fundit mjekësore i është zbuluar një nodul në njërën prej mushkërive. Lajmin e bëri të ditur vetë Ati i Shenjtë, gjatë lutjes tradicionale të së dielës, Angelus, përpara besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Papa 71-vjeçar shpjegoi se noduli është zbuluar në një fazë shumë të hershme dhe është i lokalizuar mirë. Pas vlerësimeve mjekësore, specialistët kanë rekomanduar heqjen e tij përmes një operacioni. “Mjekët e konsiderojnë të përshtatshme ndërhyrjen dhe, duke ndjekur këshillat e tyre, kam vendosur t’i nënshtrohem operacionit për ta hequr”, deklaroi Papa. Sipas tij, ndërhyrja kirurgjikale është planifikuar të kryhet gjatë ditëve të ardhshme, por ende nuk është bërë e ditur data e saktë.

Deri tani, Vatikani nuk ka dhënë informacione të tjera mbi natyrën e nodulit apo shkaqet e shfaqjes së tij. Gjithashtu, nuk është sqaruar nëse bëhet fjalë për një formacion beninj apo malinj. Gjatë deklaratës, Papa Leoni XIV falënderoi besimtarët për mbështetjen shpirtërore dhe u kërkoi ta përfshijnë në lutjet e tyre përpara ndërhyrjes.