Një shqiptar ka përfunduar në arrest shtëpie në Trento të Italisë, pasi tentoi të përplasë me makinë dy policë për t’i shpëtuar kontrollit të tyre.
Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur kur burri po kthehej në banesën e tij me makinë, i cili kishte pasur një debat të ashpër me bashkëshorten për çështje që lidhen me kujdesin ndaj fëmijës së tyre.
Pak para mesnatës, pranë banesës së 30-vjeçarit kishin shkuar dy karabinierë për një tjetër detyrë, teksa shqiptari dyshoi se i kishte lajmëruar bashkëshortja e tij.
Një vëmendje tjetër në shtëpinë e tij ishte dhe fakti se ai kishte mbuluar targën e makinës duke shfaqur kështu sjellje agresive ndaj policëve. Sipas raportimeve, atij iu gjet një kartë identiteti elektronike me mikroçip të ndryshuar, si dhe një shkop.
Në përpjekje për t’u larguar efektivëve, ai tentoi t’i përplasë karabinierët me makinë dy herë të cilët fatmirësisht arritën të shmangnin automjetin dhe nuk pësuan lëndime.
Pas ngjarjes, shqiptari u shoqërua në stacionin e karabinierëve ku u vendos masa e arrestit në shtëpi, nën akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë me rrethana rënduese.
© SYRI.net
EMRAT/ Ngjarje tronditëse në Krujë: Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar në ashensor, i mituri humb jetën
EMRI/ Kush është violinisti që u dënua pasi u kap me 38 kg kokainë: Paratë janë të babait tim
7 muaj në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve! Kupi: Mu hodhën gurë, koha do të flasë më qartë