web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjike në Fushë-Krujë/ Kamerieri e shtyn brenda ashensorit, 16-vjeçari humb jetën

12 Tetor 2026, 10:38, Kronika CNA

Tragjike në Fushë-Krujë/ Kamerieri e shtyn brenda ashensorit,

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





Lajmet e fundit nga