Tragjedia në Fushë-Krujë, dy kamerierët po bënin shaka! Detaje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2026, 10:43

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Arrameras të Fushë-Krujës, ku 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën pas shkëputjes së ashensorit në restorantin ku punonte si kamerier. Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes, i mituri dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, po bënin shaka me njëri-tjetrin. 16-vjeçari ishte futur në ashensor për të zbritur në katin e parë, kur kolegu dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin për ta zbritur poshtë.

Në ato momente, ashensori u shkëput dhe i mituri përplasi kokën në pllaka, duke humbur jetën. Shkëputja e menjëhershme e ashensorit dyshohet se rrezikoi edhe jetën e kamerierit tjetër. Mësohet se pak çaste para tragjedisë, ashensori ishte përdorur edhe nga pronari i restorantit, Afrim Vathi, 62 vjeç, i cili ishte gjyshi i viktimës.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar kamerierin 26-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe pronarin e restorantit, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të tragjedisë, shkaqet e shkëputjes së ashensorit dhe përgjegjësitë për garantimin e sigurisë në vendin e punës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit