Beqir Devolli, 45 vjeçari i cili mbeti i vdekur nga atentati me tritol në Gjirokastër, ruhej prej kohësh pasi kishte informacione se ishte i rrezikuar. Kështu kanë deklaruar familjarët e tij para policisë duke treguar se i ndjeri i cili njihej në zonë si “Çilo Hunderri” ishte rikthyer përë të jetuar në Gjirokastër, ndërsa prej një viti shmangte udhëtimet drejt Tiranës.
Pavarësisht kësaj, familjarët e tij kanë mohuar të kenë patur armiqësi me persona të caktuar. Gjithashtu edhe pasagjeri i plagosur, Erigers Mela ka deklaruar para efektiëve se nuk kishte asnjë lloj konflikti dhe se me viktimën njihej falë disa miqve të tij.
Sipas informacioneve, janë marrë në pyetje 23 persona të cilët kanë dhënë dëshmi mbi raportet që kanë patur me të ndjerin. Versus.al

