MAGAZINË /

'Nuk është lojtar për nivelin e Juventusit", ish-lojtari italian kritikon ashpër Zhegrovën

Shkruar nga Versus

'Nuk është lojtar për nivelin e Juventusit",

Ish-qendërmbrojtësi Lele Adani është treguar i rëndë me yllin e Kosovës Edon Zhegrova duke deklaruar se ky i fundit nuk është lojtar për nivelin e Juventusit.

Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë ndaj Cagliarit, ku dha sinjale pozitive për të kompletuar driblime, si dhe ishte afër të shënonte – megjithatë portieri vendas rezultoi të jetë gjithnjë në vendin e duhur.

Adani i cili tanimë është angazhuar si analist futbolli, duket se nuk ka mbetur i kënaqur me Zhegrovën.

“Futbolli është i çuditshëm këto ditë dhe nuk është plan i keq për të pasur disa ide, por problemi është te limitet. Zhegrova nuk është lojtar i nivelit të Juventusit. Ai është lojtar që luan gjysmë ore, Juve nuk mund të ketë këto lloje lojtarësh”.

'Nuk është lojtar për nivelin e Juventusit",

“Na duhen lojtarë që janë të gatshëm për të startuar, jo që luajnë 30 minuta. Zhegrova është lojtar që mund të luajë në mesin e tabelës, por klubi mund të bëjë hapë përpara kur të ketë një sulmues si ai që luan në tri ndeshje radhazi”, nënvizoi ai. Versus.al

Poll