Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit të Përgjithshëm, Hoxha pret homologun Sa’ar
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e kësaj të hëne në një vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar.
Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë kontributin e Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes.
Ministri Hoxha theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Izrael mbështeten në një histori të veçantë miqësie, respekti dhe solidariteti, të cilat përbëjnë një bazë të fortë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen.
Gjatë vizitës, Ministri Hoxha dhe homologu i tij nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm, e cila shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Marrëveshja krijon një kuadër të gjerë bashkëpunimi ndërqeveritar dhe vendos një mekanizëm të strukturuar për zhvillimin e partneriteteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia dhe tregtia, inovacioni dhe teknologjia, bujqësia, menaxhimi i ujërave, energjia, shëndetësia, arsimi, siguria, turizmi dhe kultura.
Në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi në fushën e turizmit ka njohur zhvillime shumë pozitive vitet e fundit, duke u shndërruar në një prej sektorëve më dinamikë dhe premtues të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit, Ministri Hoxha rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë së Izraelit, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje që garanton paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë për të gjithë rajonin.
Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë kundër terrorizmit, ekstremizmit, antisemitizmit dhe çdo forme urrejtjeje. Në këtë kuadër, Ministri Sa’ar vizitoi ekspozitën arkivore që dokumenton traditën e njohur shqiptare të mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, një kapitull krenarie në historinë e vendit tonë.
Dy ministrat vlerësuan rëndësinë e vijimit të dialogut politik dhe të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përmes koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, në funksion të forcimit të mëtejshëm të partneritetit Shqipëri-Izrael.
Berisha: PD dënon deklaratat e Daçiç, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal
Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar në Tiranë, takime me Ramën, Peleshin dhe Hoxhën
PS kërkon Bardhin dhe Balliun dy muaj jashtë Kuvendit, vendos sot Sekretariati i Etikës
- 10:54 Zelensky: Jemi gati për armëpushimin energjetik, nëse dhe Rusia e respekton
- 10:41 Zgjedhja e presidentes së Kosovës, Ambasada e SHBA: Të përkushtuar për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta
- 10:40 BE miraton 1,600 lista të reja sanksionesh kundër Rusisë
- 10:32 Gjykatësi urdhëron Trump të tërheqë reklamat e financuara nga taksapaguesit që promovojnë presidentin
- 10:24 Marta Kos kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Janë të papranueshme
- 10:21 Rreziku nga Rusia, komandanti i NATO-s: Synimi ynë është të parandalojmë sulmin, jo të përshkallëzojmë situatën