Unioni europian po avancon me politikën e zgjerimin, dhe këtë sipas komisioneres Marta Kos e dëshmojnë më së miri, katër konferencat ndërqeveritare që do të mbahen këtë javë, mes të cilave ajo e Shqipërisë më 13 tetor për mbylljen e kapitullit 20 të negociatave. Marta Kos: “Pas vendimit të djeshëm të shteteve anëtare, tashmë kemi perspektivën për zhvillimin e katër konferencave ndërqeveritare gjatë këtyre ditëve, me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Dhe kjo do të jetë hera e tretë që nga muaji qershor që do të kemi katër konferenca ndërqeveritare në të njëjtën kohë. Kjo është një shenjë e qartë se procesi i zgjerimit është në lëvizje. Vendet tona kryesuese po japin rezultate dhe ne po japim rezultatet tona gjithashtu. Dhe, veçanërisht për Ukrainën, kjo tregon vërtet një vendosmëri të jashtëzakonshme drejt anëtarësimit në BE.”