web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaosi në Kuvend/ Etika përjashton për 60 ditë Balliun dhe Bardhin

12 Tetor 2026, 11:15, Aktualitet CNA

Kaosi në Kuvend/ Etika përjashton për 60 ditë Balliun dhe

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga Kuvendi deputetin Klevis Balliu dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Masa vjen pas kaosit në Kuvend në seancën e 8 tetorit, ku deputetët e opozitës gjuajtën drejt Ramës vezë dhe shishe me ujë. 

Deputeti Balliu u shpreh për mediat se është absurd që goditja me vezë të konsiderohet akt dhune.

“Është absurde që goditja me vezë konsiderohet akt dhune. Ne po akuzohemi se paskemi ofenduar Peleshin. Të na thonë se Agasi na ka urdhëruar që ne t’ju përjashtojmë për 2 muaj. Pa diskutim që ne do ta ankimojmë. Çdo gjë vjen me urdhër të kryeministrit Rama”, tha Balliu.

Për këtë çështje ka reaguar edhe deputeti Saimir Korreshi, i cili e kosnideron si një dënim të dhënë jashtë rregullores.

“Është një dënim i dhënë jashtë rregullores. Kjo është shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Maksimumi duhet të ishte përjashtim 10 ditë.

Nuk ka pasur lëndë piroteknike në seancë. Seanca ka qenë publike dhe nuk ka pasur asnjë dhunë. Ishte vendim i paracaktuar nga Edi Rama dhe këta të tjerët bëjnë çfarë thotë kryeministri”, tha Korreshi./ CNA





Lajmet e fundit nga