Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Masa disiplinore vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku sipas mazhorancës, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë.
Me këtë vendim, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit.
Demokratët e kundërshtuan vendimin si të paligjshëm, ndërsa vetë Klevis Balliu tha se këtë vendim do të ankimojnë.
Edhe Saimir Korreshi sqaroi se nuk ka lënë piroteknike të futura në Kuvend, ndërsa sipas tij nuk mund të përjashtoheshin më shumë se 10 ditë.













