TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Beqir Devolli, 45-vjeçari që humbi jetën në atentatin me tritol në Gjirokastër, kishte një vit që ruhej.
Këtë informacion kanë deklaruar para policisë familjarët e tij duke u shprehur se Devolli, i njohur me nofkën ‘Çilo Hunderri’, prej një viti i shmangej Tiranës dhe ishte rikthyer për të jetuar në Gjirokastër. Por, ata kanë mohuar të kenë pasur armiqësi me ndokënd.
Edhe pasagjeri i cili mbeti i plagosur, Erigers Mela, është shprehur se nuk kishin asnjë konflikt dhe me ‘Çilo Hunderrin’ e lidhnin njohjet shoqërore.
Në total, policia ka pyetur 23 persona, të cilët kanë pasur njohje me të dhe kanë dhënë vetëm informacione lidhur me detajet e raporteve të tyre.