Lajmi i fundit

Ngjarja e rëndë që përgjaku lokalin e dasmave, viktima 16 vjeçar ishte nipi i pronarit të restorantit

Ngjarja e rëndë që  përgjaku lokalin e  dasmave, viktima 16  vjeçar ishte nipi i  pronarit të restorantit Lokali ku ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë që përgjaku lokalin e dasmave, viktima 16 vjeçar ishte nipi i pronarit të restorantit

11:24, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno Syri.net

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Krujë, ku ka rezultuar se viktima 16-vjeçar është nip i pronarit të lokalit të dasmave. Ai kishte filluar punë gjatë peridhës së pushimeve shkollore, dhe vijonte punën gjatë fundjavës.

Policia e Fushë-Krujës, thotë se Enes Isaku, 16 vjeç dhe kamarieri tjetër Endri Stafuka 26 vjeç, kanë qenë duke luajtur në një nga katet e sipërme të lokalit të dasmave "AV Ëedding Center", kur Stafuka e ka shtyrë Isakun brenda në ashensor dhe ka shtypur katin 1.

Dy të rinjtë ishin duke bërë shaka që njëri të zbriste në katin e parë dhe tjetri të mbetej sipër. Por fatkeqësisht, ky moment loje mes dy kolegëve, është shndërruar në tragjedi.

Sapo dera është mbyllur, me 16 vjeçarin Enes Isaku që ndodhej brenda tij, kavoja është shkëputur dhe ashensori është përplasur në katin 0.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kamarieri Enes Isaku ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Raportohet se nga shkëputja e menjëhershme e kavove të ashensorit, është rrezikuar dhe vetë kamarieri 26 vjeçar Endri Stafuka. Ky i fundit është arrestuar nga shërbimet e Policisë dhe akuzohet për "Vrasje nga pakujdesia".

Ndërkohë, rezulton se pak momente para tragjedisë që i mori jetën 16 vjeçarit Enes Isaku, me ashensor sapo ishte ngjitur deri në katin e sipërm vetë pronari Afrim Vathi.

Afrim Vathi, 62 vjeç, pronari i lokalit të dasmave "AV Ëedding Center" në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, është arrestuar nga Policia e Shtetit për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Deri në këtë fazë të hetimeve, dyshohet se gjithçka ka qenë aksidentale dhe një shaka mes dy kolegëve të lokalit, ka përfunduar me tragjedi për shkak të shkëputjes së ashensorit lëvizës të lokalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco