web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 2027/ PD kundër zgjerimit

12 Tetor 2026, 11:30, Politikë CNA

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 2027/ PD kundër

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të partive parlamentare për mundësinë e zgjerimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2027.

Në konsultim morën pjesë përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Fryma e Re Demokratike, Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Partisë Agrare Ambientaliste dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Sipas njoftimit të KQZ-së, nga diskutimet rezultoi se Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës parlamentare, nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera pjesëmarrëse rekomanduan zbatimin e kësaj teknologjie në disa bashki ose në të gjithë territorin e vendit.

KQZ bëri të ditur se po shqyrton mendimet e paraqitura gjatë konsultimit, së bashku me aspektet e tjera që lidhen me votimin dhe numërimin elektronik, përpara se të marrë një vendim mbi përdorimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Në përgjigje të ftesës së KQZ Shqiperi për partitë parlamentare për të diskutuar mbi votimin dhe numërimin elektronik, në datën 9 tetor 2026, në ambientet e këtij institucioni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi zhvilloi takimin përkatës konsultativ me përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Fryma Re Demokratike, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Partia Agrare Ambjentaliste dhe Partia Lëvizja e Legalitetit.

Nga diskutimet përkatëse të këtyre përfaqësuesve, duket se partia kryesore e opozitës parlamentare nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027.

Rekomandimi i përfaqësuesve të tjerë politikë ishte për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në disa bashki apo edhe në të gjithë territorin e vendit.

KQZ falënderon përfaqësuesit e partive parlamentare që morën pjesë në këtë konsultë dhe po vlerëson mendimet e tyre, si dhe të gjitha aspektet e lidhura me votimin dhe numërimin elektronik, për të vendosur më pas në lidhje me përdorimin e tyre në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027”, thekson KQZ./ CNA





Lajmet e fundit nga