Lajmi i fundit

Ngjarja e rëndë që përgjaku lokalin e dasmave, viktima 16 vjeçar ishte nipi i pronarit të restorantit

Përjashtimi i Bardhit dhe Balliut/ Korreshi: Është bërë normë shkelja e Kushtetutës dhe Rregullores

11:25, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas vendimit të Komisionit të Etikës për përjashtimin e dy deputetëve të PD nga punimet e Kuvendit, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu me 60 ditë, ka reaguar edhe ligjvënësi demokrat, Saimir Korreshi.

Në një deklaratë për mediet jashtë Kryesisë së Kuvendit, Korreshi tha se socialistët e kanë bërë normë shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores, duke e konsideruar vendimin e përjashtimit, si të paracaktuar nga Rama.

Sipas Korreshit, në Shqipëri ka rënë çdo lloj pushteti, duke mos pasur ndasi mes tyre, pasi të gjitha këto i bën kryeministri.

Tani është bvërë normë shkelja e kushtetutës e rregullores. U dënuan pa rregullore, është shkelkje e rëndë dhe kush mban përgjegjësi?! Këtu është problemi që s’mbajnë përgjegjësi.

Idiotësi me lëndët piroteknike, s’ka lëndë tymuese apo tjera, seanca ka qenë publike. Kolegët e tyre nuk shikojnë, kur hedhin bidona.

Vendim i paracaktuar nga Rama dhe çfarë thotë tjerët i bëjnë. Ka rënë gjithçka, i bën të gjitha kryeministri, kanë rënë të gjitha pushtetet, s’ka ndarje mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco