Sekretariati i Etikës përjashton 60 ditë nga parlamenti Bardhin e Balliun/ Deputeti PD: Me urdhër të ‘Suger daddy’ ...

11:36, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Në një prononcim për median jashtë kryesisë së Kuvendit, deputeti Klevis Balliu tha se po përjashtohen për të dëmtuar debatin parlamentar. Ai tregon dhe absurdin e diskutimit në mbledhje, ku sipas Balliut, Ulsi Manja dhe Taulant Balla argumentuan përjashtimin e dy deputetëve të PD-së duke e barazvlerësuar  ‘vezën’ me lëndë piroteknike’

“Veza nuk është lëndë piroteknike, por sipas Ulsi Manjës dhe Taulant Ballës qenka lëndë pirotemkine, Kjo ka qëllim të godasë grupin e PD-së dhe debatin parlamentar.

Balliu thotë se e gjitha ka nisur nga PS.

“Shishja e parë u lëshua nga PS dhe asnjënjeri nuk merr masë. E ne na kërkohet përjashtimi me 2 muaj. Në cilin vend të botës ndodh. S’kemi ofenduar as Niko Peleshin, as ministrat. ‘Suger daddy’ i Ergys Agasit urdhëroi të na përjashtojnë 2 muaj se goditëm me vezë lartmadhërinë e tij” tha Balliu me ironi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco