Rusia goditi gjashtë objekte energjetike të Ukrainës disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se të dy vendet kishin rënë dakord për një armëpushim energjetik, tha Volodymyr Zelensky.

Pavarësisht se Trump deklaroi se armëpushimi do të hynte në fuqi “menjëherë”, presidenti ukrainas tha se Rusia kishte goditur “stacionet tona të benzinës, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera”.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Ukrainës Ukrinform tha se në qytetin e Izyumit pati ndërprerje të energjisë elektrike pasi një sulm rus shkatërroi rrjetet e energjisë, ndërsa infrastruktura energjetike dhe hekurudhore në Ukrainën perëndimore u shënjestrua gjithashtu gjatë natës.

Zelensky tha se 33 persona ishin plagosur në sulmet në objektet e energjisë në të gjithë vendin, teksa theksoi se sulmet ishin provë se Rusia nuk ishte "e gatshme të pranonte një armëpushim energjetik".

“Ne nuk sulmuam, ndërsa Rusia sulmoi stacionet tona të benzinës, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera. Mendoj se ishte përgjigjja e Putinit ndaj Presidentit Trump", tha Zelensky.

Ndërkohë Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë miratuar gati 1,600 sanksione të reja që synojnë kompleksin ushtarako-industrial rus. Lajmi u bë i ditur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, e cila ka thënë se masat e reja synojnë ta bëjnë më të vështirë dhe më të kushtueshëm prodhimin e armëve nga Rusia.

"Ky është zgjerimi më i madh i listës sonë të sanksioneve që kur Rusia filloi luftën. Evropa po demonstron edhe një herë frontin e saj të bashkuar. Më shumë se gjysma e këtyre artikujve janë të lidhur me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike. Ne po e bëjmë shumë më të vështirë, më të ngadaltë dhe më të kushtueshme për Rusinë prodhimin e armëve që përdor për të vrarë ukrainasit", theksoi ajo.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Von der Leyen: Ukraina nuk do të jetë kurrë vetëm, sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë deri në fund të luftës

1789629764_ursulavonderleyen.webp

Foto: Ursula von der Leyen

"Ukraina nuk do të lihet kurrë vetëm."

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përsëriti mbështetjen e Evropës për Kievin dhe siguroi se sanksionet kundër Moskës do të mbeten në fuqi derisa të mbarojë lufta.

"Më lejoni të jem e qartë: ne nuk do t'i heqim sanksionet derisa të mbarojë lufta", deklaroi ajo.

Ora 20:01
Armëpushimi energjetik mes Ukrainës dhe Rusisë, Zelensky: Nuk e zbatuan, goditën gjashtë objekte të kësaj infrastrukture

Rusia goditi gjashtë objekte energjetike të Ukrainës disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se të dy vendet kishin rënë dakord për një armëpushim energjetik, tha Volodymyr Zelensky.

Pavarësisht se Trump deklaroi të dielën se armëpushimi do të hynte në fuqi “menjëherë”, presidenti ukrainas tha se Rusia kishte goditur “stacionet tona të benzinës, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera”.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Ukrainës Ukrinform tha se në qytetin e Izyumit pati ndërprerje të energjisë elektrike pasi një sulm rus shkatërroi rrjetet e energjisë, ndërsa infrastruktura energjetike dhe hekurudhore në Ukrainën perëndimore u shënjestrua gjithashtu gjatë natës.

Zelensky tha se 33 persona ishin plagosur në sulmet në objektet e energjisë në të gjithë vendin.

“Ne nuk sulmuam, ndërsa Rusia sulmoi stacionet tona të benzinës, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera. Mendoj se ishte përgjigjja e Putinit ndaj Presidentit Trump", tha Zelensky.