Pasi u përjashtua 60 ditë nga seancat plenare në parlament, deputeti i PD Klevis Balliu foli për gazetarët jashtë selisë së Kuvendit.
Balliu u shpreh me ironi se sot mori vesh nga Sekretariati i Etikës se veza qenkë lëndë piroteknike.
Balliu: “E para ndodh vetëm prej urdhrit të sugar dady të Gys Agasit shokut Edvin. Nuk ka rregullore që përjashton deputetët për 2 muaj. Hera e parë që morëm vesh se veza qenka lëndë piroteknike. Jo se e bën veza. Veza nuk është lëndë piroteknike në mendimin tim.
Shishja e parë lëshohet nga PS. Nuk ka njeri nga PS që të merret masë prej tij. Neve na kërkohet përjashtimi për 2 muaj. Kemi ofenduar Niko Peleshin. Çfarë e kemi ofenduar? Ministrat e tjerë? As nuk e di kush janë aty. Aty është vetëm Edi Rama. Minimalisht të na kursenin idiotësirat dhe të thonin të vërtetën se sugar daddy i Gys Agasit na ka urdhëruar”.
Deputeti u përjashtua pas seancës me tensione të enjtes ku u votua reforma territoriale edhe në prani të kryeministrit Rama, të cili deputetët demokratë tentuan ta godasin me shishe ujë dhe vezë.












