Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I dënuar për tri vrasje, Sokol Hoxha kërkon shuarjen e dënimit në Gjykatën e Fierit: Kanë kaluar 26 vite…

    Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit

    “Kjo vajzë, ka abortuar një fëmijë me Adi Hilën”/ Flor Gjini bën deklaratën e fortë për videot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » I dënuar për tri vrasje, Sokol Hoxha kërkon shuarjen e dënimit në Gjykatën e Fierit: Kanë kaluar 26 vite…
    Aktualitet

    I dënuar për tri vrasje, Sokol Hoxha kërkon shuarjen e dënimit në Gjykatën e Fierit: Kanë kaluar 26 vite…

    October 12, 2026
    I dënuar për tri vrasje, Sokol Hoxha kërkon shuarjen e dënimit në Gjykatën e Fierit: Kanë kaluar 26 vite...

    Sokol Hoxha, 51-vjeçari i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbërritur këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta sigurie, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për parashkrimin e dënimit penal.

    Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre personave, kërkon që të përfitojë nga mekanizmi ligjor i parashkrimit të dënimit, me argumentin se kanë kaluar 26 vite pa u ekzekutuar vendimi i dhënë ndaj tij nga Gjykata e Fierit.

    51-vjeçari nga Patosi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj, ngjarje e ndodhur në vitin 1997. Ndërkohë, ndaj tij është dhënë edhe një dënim me burgim të përjetshëm nga drejtësia belge për vrasjen e Brunilda Dervishit.Sokol Hoxha u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, Belgjikës dhe SHBA-së.

    Ai u ekstradua drejt Shqipërisë më 6 gusht dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh burg, të dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000.

    Megjithatë, pas ekstradimit, 51-vjeçari ka kërkuar shuarjen e dënimit penal përmes parashkrimit, duke pretenduar se ka kaluar afati ligjor për ekzekutimin e tij.

     Seanca e mëparshme, e zhvilluar një javë më parë, u shty për t’i kërkuar informacion Gjykatës së Lartë lidhur me vendimmarrjen më të fundit për çështjen.

    26 vite nga dënimi çështje penale dënim për vrasje Drejtësia shqiptare Gjykata e Fierit kërkesë për shuarjen e dënimit proces gjyqësor shuarja e dënimit sistemi gjyqësor në Shqipëri sokol hoxha tri vrasje vendim gjykate
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I dënuar për tri vrasje, Sokol Hoxha kërkon shuarjen e dënimit në Gjykatën e Fierit: Kanë kaluar 26 vite…

    October 12, 2026

    Vdekja e 16-vjeçarit në restorant në Fushë-Krujë, arrestohen kamarieri dhe pronari i lokalit

    October 12, 2026

    “Kjo vajzë, ka abortuar një fëmijë me Adi Hilën”/ Flor Gjini bën deklaratën e fortë për videot

    October 12, 2026

    Shqipëria mbyll nesër kapitullin e katërt të negociatave me BE! Marta Kos: Zgjerimi po ecën përpara, siguria kusht për anëtarësimin

    October 12, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.