Një aksident rrugor ndodhi gjatë mbrëmjes në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje. Një automjet ka përplasur në rrugë një shtetas, që ishte duke qarkulluar me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që pasi kanë parë një person të shtrirë në rrugë dhe kanë njoftuar policinë.