LIVE UPDATES
Politike

Rama prezanton nismat "Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”: Do jenë mbi 200 artikuj, çmimet nuk ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

Rama deklaroi se marrëveshja me pesë subjekte të tregtimit të ushqimeve parashikon mbajtjen e çmimeve të një sërë artikujsh në nivele të arsyeshme deri më 12 janar të vitit të ardhshëm.

12 Tetor 2026, 12:12 Nga I.A
Rama prezanton nismat "Pasqyra e Çmimeve” dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, që synojnë të lehtësojnë shpenzimet e qytetarëve përmes ofrimit të produkteve ushqimore me çmime të pandryshueshme. Rama deklaroi se marrëveshja me pesë subjekte të tregtimit të ushqimeve parashikon mbajtjen e çmimeve të një sërë artikujsh në nivele të arsyeshme deri më 12 janar të vitit të ardhshëm.

Aktualisht, në nismë janë përfshirë mbi 200 produkte, ndërsa objektivi është që numri i tyre të arrijë në 1,000 deri në fund të vitit. Sipas Ramës synohet përfshirja edhe e bizneseve më të vogla dhe pikave të shitjes me pakicë. Ai theksoi se platforma do tu japë qytetarëve mundësinë të informohen në kohë reale për çmimet, ndërsa shtoi se qeveria nuk synon të vendosë çmimet në mënyrë administrative, por të nxisë konkurrencën dhe transparencën në treg.

“Më vjen mirë që e realizuam këtë iniciativë me mirëkuptim dhe duke rënë dakord, sepse jemi në një kohë kur duhet parë më tutje fitimit ditor dhe respekti për qytetarin tregohet duke parë situatën që ndodhemi dhe që ka përfshirë mbarë botën në rritjen e kostove në tërësi, që janë karakteristikë e të gjitha vendeve. Duhet bërë një hap përtej asaj vije mes atij që shet dhe atij që blen, duhet gjetur një rrugë për t’i ofruar një mundësi më shumë njerëzve në vështirësi. Sot, falë këtij mirëkuptimi dhe ndërveprimi të këtyre 5 subjekteve të rëndësishme të tregtimit të ushqimeve në Shqipëri, jemi praktikisht me këtë pasqyrë në dorë dhe me këtë marrëveshje për një sërë artikujsh që do të kenë një çmim të arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri më 12 janar të vitit të ardhshëm.

Vende të ndryshme kanë marrë nisma të ngjashme dhe kur e kanë gjetur ata fjalën e përbashkët, nuk kemi përse të mos e gjejmë edhe ne mes nesh. Ky nuk është fundi, është fillimi i një procesi, ku ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, edhe më të vogla, edhe pikat e shitjes të pakicës, që janë pika ku siç tha ministrja, çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë parashikohet edhe gjobë në ligj nëse ato çmime janë spekulim.

Thirrja jonë do të jetë mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirja në këtë nismë. Janë mbi 200 artikuj që janë pjesë e pasqyrës dhe deri në fund të vitit synojmë të jenë 1000. Subjektet përditësojnë çmimet në pasqyrë dhe qytetarët njihen në kohë reale. Ka thirrje ndaj nesh që të vendosim çmime, por është e pamundur sepse së bashku kemi zgjedhur në 1990, ku çmimet i vendos konkurrenca e lirë. Besoj se do të jetë lehtësim për konsumatorët, do të na duhet punë dhe do të doja ta promovonim këtë nismë.

Nuk diskutohet që koha si gjithmonë do na mësojë më shumë. eksperienca e këtij programi do na mësojë më shumë. Kjo pasqyrë është koncepti i ‘Pasqyrë Albanias’, por ne duam ta çojmë në një nivel tjetër transparencën në çdo sektor, në mënyrë që të gjithë të mund të shohin me sytë e tyre faktet dhe të vërtetat e jetës së përditshme. Krijimi i një pasqyre unike ku shtetit është i aksesueshëm me një klik dhe ku njihesh me faktet, me të vërtetat që burojnë nga faktet është shumë i domosdoshëm në këtë kohë. Pasqyra e Çmimeve është një nga këto komponent dhe është gati për t’u ndezur për qytetarët”, tha Rama./Dosja.al

edi rama pasqyra e Çmimeve

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela