Tre personat e arrestuar më 10 tetor në Lezhë, Elden Tarja, Kristian Imeri dhe Vincesk Piroli dyshohet se janë vrasës me pagesë që kanë marrë pjesë në disa ngjarje kriminale.
Të dyshuarit u kapën të përgatitur për të kryer një tjetër vrasje, ndërsa përdornin një motor të vjedhur në Suedi.
Ata dyshohet se janë autorët e vrasjes makabër të Artan Myrtajt në Sarandë disa javë më parë, ngjarje e ndodhur disa metra larg komisariatit. Dyshohet se figura kryesore e grupit është Piroli i cili u printe atentateve. Gjatë operacionit u sekuestruan tri pistoleta, municion luftarak, motomjeti dhe një automjet tip “Volkswagen”. Versus.al

