Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”
Aktori, skenaristi dhe regjisori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i është bashkuar kastit të sezonit të pestë të serialit të suksesshëm “Tulsa King”, përkrah ikonës së kinemasë Sylvester Stallone.
Lajmi u bë publik këtë javë nga mediat amerikane të industrisë së filmit dhe televizionit, ndërsa Shreli është pjesë e grupit të aktorëve të rinj që i bashkohen serialit në sezonin e ardhshëm.
I lindur dhe rritur në Detroit në një familje shqiptare, Shreli ka ndërtuar një karrierë si aktor, skenarist dhe kineast në kinemanë dhe televizionin amerikan.
Ai njihet veçanërisht për filmin “Cash Only”, të cilin e shkroi dhe ku interpretoi rolin kryesor, si dhe për paraqitjet e tij në “Power Book IV: Force”, “Killerman”, “Low Winter Sun”, “The Red Road” dhe “Abduction”.
Përveç aktrimit, Shreli vazhdon të zhvillojë projekte të tij si regjisor dhe producent përmes kompanisë së tij, Nickname Projects.
Roli në “Tulsa King” shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij televizive, duke e vendosur përkrah një prej emrave më të njohur të Hollywood-it.
“Tulsa King”, me protagonist Sylvester Stallone, transmetohet në Paramount+.
Greva në Belgjikë, paralizohet për të dytën ditë radhazi sektori publik
“Makro dhe mikroekonomia”, dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi
Pas dëbimit nga Mali i Zi, blogeri rus kthehet nga Serbia në Rusi
- 12:11 Greva në Belgjikë, paralizohet për të dytën ditë radhazi sektori publik
- 12:00 “Makro dhe mikroekonomia”, dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi
- 11:55 Pas dëbimit nga Mali i Zi, blogeri rus kthehet nga Serbia në Rusi
- 11:48 Të shtëna me armë në një shkollë në Francë, 14-vjeçari plagos drejtorin dhe një mësues
- 11:46 Shqipëria në procesin e zgjerimit të BE-së, Marta Kos: Anëtarësimi kërkon përafrim strategjik
- 11:37 Situatë e tensionuar në Arabinë Saudite, princi i kurorës strehohet në bunker pas sulmeve të Huthëve në Riad