Policia ka marrë në pyetje 23 persona gjatë ditës së djeshme dhe sot, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Çilo Hundërrit, i cili humbi jetën dy ditë më parë në Gjirokastër. Grupi hetimor është përqendruar te e shkuara e viktimës, marrëdhëniet që ai kishte me persona të ndryshëm dhe çdo rrethanë që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit të atentatit.