Studimi i EUROSTAT/ Berisha: Shqipëria shpallet de facto lavatriçja kryesore e parave të drogës mbi tokë

12:29, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat i është referuar gjatë daljes së tij për gazetarët një studimi të EUROSTAT.

Sipas kreut demokrat, ‘Shqipëria shpallet de facto lavatriçja kryesore e parave të drogës mbi tokë, Banka e Shqipërisë ka gjetur lidhje mes rënies së euros dhe rritjes së lejeve të ndërtimit’.

Berisha: Me këtë studim të EUROSTAT, Shqipëria shpallet de facto lavatriçja kryesore e parave të drogës mbi tokë.

Unë u interesova për të parë kursin e këmbimit të pesos në Kolumbi.

Nuk ka pësuar zhvlerësim euro në Kolumbi, as dollari, sepse paraja e madhe vjen në Shqipëri.

Sepse kontejnerët me euro dhe dollarë vijnë me gjemi në Shqipëri.

Pra, midis të gjitha vendeve të cituara apo të kualifikuara si narko-shtete, Shqipëria e Edi Ramës rezulton më narko-shtet se çdo shtet tjetër.

Banka e Shqipërisë, e cila ka përgjegjësitë e veta të padiskutueshme, megjithatë duhet të njohim, ajo ka studiuar se ç’po ndodh me lekun në Shqipëri, dhe çfarë ka gjetur? Betonin e drogës si shkakun kryesor.

Ka gjetur lidhje midis kursit në rënie të euros, dhe kjo është vetëm në vitin 2024, se po të hysh më tej do kishte rënë përtokë në vitin 2026, kursit të euros dhe sipërfaqes së lejeve të ndërtimit. Pra, parave të drogës.

Ky është faktori më kryesor që përcakton këtë rënie katastrofale të euros dhe dollarit.

Këtë goditje shkatërrimtare për ekonominë shqiptare.

Por sot do ndalem vetëm në këtë komponent.

Zhvlerësimi me 33 përqind nga viti 2016, dhe po të shkojmë në vitin 2013, euro ka qenë 1400 fiks, rënia është edhe më e thellë, por po marrim 10-vjeçarin, po marrim vitin 2016.

Urdhëroni se si ka qenë kursi i euros, është dorëzuar me 140 lekë një euro në vitin 2013, ka vazhduar është mbajtur, në vitin 2017 ka filluar rrëzimi gjersa ka rënë përdhe.

Sot është 91-92 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco