Kreu demokrat Sali Berisha i bëri thirrje Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe FMN-së që të ndalen tek narko-shteti shqiptar sepse kjo tirani droge po e shkatërron vendin.
Berisha: Të gjithë faturën e kësaj e paguajnë në mënyrën më të dhimbshme qytetarët e thjeshtë shqiptarë.
Të gjithë faturën e kësaj e paguajnë në mënyrën më të dhimbshme fermerët shqiptarë.
E paguajnë në mënyrën më të dhimbshme sipërmarrësit e ndershëm shqiptarë.
I gjithë ky përfitim shkon në kontot e bosëve të drogës dhe qeveritarëve të lidhur me ta.
Ky studim dëshmon edhe njëherë se Shqipëria është lavatriçja numër 1 në botë e parave të drogës.
Unë kam një thirrje për tre institucione: Bankën Botërore, Fondin Monetar, të cilët kanë bërë një investim monetar dhe në knoë-hoë 35-vjeçar në ekonominë e Shqipërisë, dhe tani që shohin të përmbysur të gjithë ato për çka ata kanë subvencionuar dhe qëndruar, duhet të ngrenë zërin e tyre, të ndihmojnë Shqipërinë për të shpëtuar nga kjo tirani drogë që po shkatërron ekonominë shqiptare.
Unë i bëj thirrje Komisionit Evropian, me të cilin Shqipëria ka hapur dhe mbyllur kapituj e kapituj negociatash, të ndalet tek narko-shteti.
Unë e di se ka zëra të cilët e mohojnë, por i garantoj se ata që e mohojnë nuk janë as në të mirën, as në interesin e Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian, as të shqiptarëve.
Jo. Sepse pavarësisht nga fjalët, pavarësisht nga shkrimet, raportet, narko-leku është i pamëshirë ndaj ekonomisë dhe ndaj qytetarëve shqiptarë.
Dhe i siguroj që përbën rrezik shumë serioz jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe më gjerë.
Komisioni Evropian është institucion themelor i Bashkimit Evropian.
Ka çdo potencial dhe mundësi të ndalet në një analizë gjakftohtë, të shqyrtojë të dhënat e këtij studimi të EUROSTAT, institutit evropian të statistikave.
Çdo javë e çdo muaj, Shqipëria paguan çmimin e saj, shqiptarët paguajnë çmimin e saj.
Nuk ka armik më të rrezikshëm se armiku që nuk njihet.
Dhe në fakt duhet ta pranojmë, për narko-euron kanë një meritë të veçantë gazetarë dhe publicistë shqiptarë, të cilët kanë analiza të shkëlqyera.
Por për fat të keq nuk ekzistojnë të tilla nga ata që priteshin më shumë se çdokush tjetër.
© SYRI.net