
Francë- Një nxënës është arrestuar pasi drejtori dhe një mësues u qëlluan me armë zjarri në një shkollë të hënën në mëngjes, raportojnë mediat franceze.
14-vjeçari raportohet se është ndaluar pas incidentit në shkollën e mesme "Lakanal" në Aubagne, në jug të Francës.
Mësohet se mësuesit kanë marrë trajtim mjekësor për plagë që nuk paraqesin rrezik për jetën.
Transmetuesi BFMTV dhe gazeta "Le Parisien" raportuan se incidenti nuk mendohet të ketë lidhje me protestat e vazhdueshme lidhur me kushtet në shkolla, duke iu referuar burimeve të njohura me hetimin.
Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, shkroi në rrjetet sociale: "Dy punonjës të sistemit të Arsimit Kombëtar, një drejtor dhe një mësues, ranë viktima këtë mëngjes të plagosjes me armë zjarri në shkollën e mesme 'Lakanal' në Aubagne.
"Autori i dyshuar është një nxënës."
Ai pritet të vizitojë vendngjarjen, pranë Marsejës, së bashku me Ministrin e Brendshëm Laurent Nuñez, pasditen e së hënës. Versus.al

