AKTUALITET /

Vëzhgim me dron edhe për këmbësorët, gjoba për ata që kalojnë aty ku nuk ka vija të bardha

Gjobat e vendosura variojnë deri në 10 mijë lekë të vjetra. Brenda 24 orësh janë vendosur 78 gjoba.

Shkruar nga Versus

Vëzhgim me dron edhe për këmbësorët, gjoba për ata

Vëzhgimi me dron nuk është kufizuar vetëm tek shkeljet e drejtuesve të makinave, por edhe tek këmbësorët që herë pas here kryejnë shkelje.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë janë vendosur plot 78 gjoba për qytetarët që kalonin rrugën edhe aty ku nuk kishte vija të bardha. 

"Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara"- thuhet në njoftimin e policisë.

Gjobat kryesisht kanë qenë deri 1 mijë lekë të reja. Versus.al

Tags:

gjoba

Poll