web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme”/ Rama-bizneseve: Ligji parashikon gjobë

12 Tetor 2026, 12:50, Aktualitet CNA

“Çmimet lëvizin në mënyrë të

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës "Pasqyra e Çmimeve" u ka bërë thirrje pronarëve të supermarketeve për mirëkuptim dhe gjithëpërfshirje në nismën “Kurse”.

Rama u shpreh se për bizneset që lëvizin çmimet në mënyrë të paligjshme ligji parashikon gjobë.

Kryeministri ka theksuar se ka pasur shpeshherë thirrje ndaj qeverisë që të vendosë çmimet, por qeveria ka zgjedhur një sistem ku çmimet i vendos konkurrenca e lirë.

“Natyrisht që ky nuk është fundi, është fillimi i një procesi ku ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, duke pasur parasysh këtu edhe subjektet më të vogla, edhe pikat e shitjes të pakicës, të cilat janë pika, ku siç e tha ministrja, shpeshherë ndodh që çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye ligji parashikon edhe në rast se ato çmime janë spekulim, por përsëri përpjekja jonë, thirrja jonë do të jetë në mënyrë të vazhdueshme mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirja në këtë nismë.

Nga ana tjetër, sot janë mbi 200 artikuj që janë pjesë e kësaj pasqyre. Synimi është që deri në fund të vitit ato të jenë 1.000 dhe kështu të gjithë pa përjashtim të kenë një pamje shumë të qartë të situatës së çmimeve në mënyrë të përditshme.

Subjektet nga ana e tyre përditësojnë çmimet në pasqyrë dhe qytetarët nga ana e tyre njihen në mënyrë konstante në kohë reale se në cilin nivel janë çmimet dhe si variojnë ato nga një subjekt te tjetri brenda marzhit të diskrecionit që çdo subjekt ka në kushtet e ekonomisë së tregut.

Ka shpeshherë thirrje ndaj nesh që të vendosim çmime. Këtë e kemi të pamundur ta bëjmë sepse kemi bërë një zgjedhje të gjithë bashkë si popull në vitin 1990, kur jemi ndarë nga sistemi që i vendoste vetë çmimet dhe kemi zgjedhur një sistem ku çmimet i vendos konkurrenca e lirë. Mirëpo nga ana tjetër pikërisht te konkurrenca e lirë dhe njëkohësisht te konkurrenca e ndershme qëndron edhe baza e kësaj nisme të përbashkët me këto subjekte”, tha Rama.





Lajmet e fundit nga