Sokol Hoxha, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në vitin 1997, i është drejtuar gjykatës me kërkesë për shpalljen e parashkrimit të dënimit penal. 51-vjeçari kërkon të përfitojë nga parashkrimi i dënimit të dhënë në mungesë në vitin 2000, për vrasjen e Ilirjan dhe Hektor Banajt. Ngjarja ndodhi në mars të vitit 1997, pranë tregut të fruta-perimeve në Patos. Sipas raportimeve të kohës, dyshohet se konflikti nisi për shkak të një debati për një kasetofon makine.