Dha dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Ministri i Drejtësisë pranon vendimin e Adriatik Kupit
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve gjatë 24 orëve të fundit, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimit të policisë, kontrollet në terren kanë vijuar me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Policia u bën apel qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përdorin vendkalimet e përcaktuara për këmbësorët.
Gjithashtu, autoritetet kërkojnë shmangien e kalimit të rrugës në vende të palejuara, pasi këto shkelje mund të rrezikojnë jetën e këmbësorëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Kontrollet e Policisë Rrugore do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në funksion të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.
Top Channel