Flash

Etika përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun, Berisha: Vendim antiligjor, Rama armik i parlamentarizmit dhe protestës

Lapsi.al 12 October 2026

Etika përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun, Berisha: Vendim

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, për ngjarjet e regjistruara gjatë seancës plenare të së enjtes. 

Kundër vendimit ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili, në një deklaratë për mediat nga selia blu, e cilësoi atë si antiligjor dhe antikushtetues.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “armik të parlamentarizmit dhe protestës” dhe “narko-diktator të urryer për shqiptarët”. Kreu i PD-së bëri të ditur se grupi parlamentar demokrat do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e Sekretariatit të Etikës, të cilin e konsideron të pabazuar në ligj dhe në Kushtetutë.


  

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI