Akordi Trump-Putin për naftën, Gjermania kërkon më shumë presion ndaj Rusisë
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, bëri thirrje të dielën, më 11 tetor, për shtimin e presionit ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pas marrëveshjes së presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë për furnizimin me naftë dhe deklaratave të tij për ndryshimin e udhëheqjes në Ukrainë.
“Evropa ka nevojë për stabilitet. Kjo do të thotë se duhet të vazhdojmë të qëndrojmë fuqimisht në krah të Ukrainës. Duhet të mbështesim gjithashtu qeverinë dhe t’i japim presidentit mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e detyrave të tij të vështira”, deklaroi Wadephul, ndërsa në Berlin mblidhje Kryesia e CDU-së, Unionit Kristian-Demokrat.
Kreu i diplomacisë gjermane theksoi se Evropa duhet të tregojë vendosmëri dhe qartësinë mbështetjen e Ukrainës.
“Nuk na duhet më pak, por më shumë presion ndaj Putinit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm të negociojë. Ky është prioriteti i momentit dhe qeveria gjermane i qëndron këtij qëndrimi”, u shpreh Wadephul.
Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili vizitoi Kievin fundjavën e kaluar, ka përsëritur se Gjermania nuk do ta reduktojë mbështetjen për qeverinë ukrainase, ndërsa vijon të jetë donatori më i madh evropian i Ukrainës.
Macron: Nuk duhet t’i nënshtrohemi kërcënimit rus
Të shtëna me armë në një shkollë në Francë, 14-vjeçari plagos drejtorin dhe një mësues
Marta Kos kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Janë të papranueshme
- 13:16 Kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët, 78 gjoba në Tiranë
- 13:08 Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar
- 13:00 Ministri Hoxha: Shqipëria e angazhuar në mënyrë të palëkundur në paqe! Dënojmë Iranin dhe sulmet e tyre
- 12:58 E rëndë në Devoll, gjendet e mbytur një 82-vjeçare në rezervuarin e Bilishtit
- 12:52 Dodik: Kërkova largimin e Schmidtit nga Bosnja gjatë bisedimeve me administratën Trump për heqjen e sanksioneve
- 12:46 Dorëheqja e drejtorit të Përgjitshëm të Burgjeve, reagon ministria e Drejtësisë