Berisha - ndërkombëtarëve: Sanksionet ndaj regjimit janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët

Berisha - ndërkombëtarëve: Sanksionet ndaj regjimit janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët

12:52, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat Sali Berisha u bëri thirrje gjatë një konference për shtyp, ndërkombëtarëve që të sanksionojnë regjimit e Tiranës.

‘Sanksionet ndaj regjimit janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë’, tha kreu i PD.

Berisha: Në këtë rast gjithashtu unë u bëj thirrje të gjitha agjencive partnere të vendeve partnere të luftës kundër drogës dhe shpëlarjes së parave: në qoftë se kërkoni rastin më klasik, urdhëroni ku është Shqipëria, në të cilën thyhen qafën dy monedhat më të forta të planetit për shkak të kontejnerëve dhe vagonëve të parave të pista të drogës që hyjnë në ekonominë shqiptare.

I bëj thirrje MONEYVAL-it dhe të gjitha agjencive të tjera, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Seksionit Antidrogë, sirenat më të fuqishme të alarmit për një vend kanë rënë prej kohësh, por duhen dëgjuar.

Shqipëria sot është Guinea-Bissau e Afrikës, e cila u shndërrua në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë.

Kurse Shqipëria sot është më narko-shtet se çdo narko-shtet tjetër në botë dhe është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Natyrisht, opozita ka detyrë dhe e ka bërë këtë, ka paralajmëruar që në vitin 2014 se Shqipëria po shndërrohet në Kolumbinë e Europës.

Opozita ka paralajmëruar në vitin 2017 se në Shqipëri po instalohet narko-shteti, u instalua narko-shteti.

Opozita ka arritur me përpjekjet e saj të përfshijë në një seri rezolutash të organizatave ndërkombëtare të partive politike narko-shtetin shqiptar dhe narko-euron si faktor shkatërrimtar. Por, dënimi politik dhe masa të tjera, sanksione ndaj regjimit, janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco