Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrugorja e Tiranës bën shembull këmbësorët që kalojnë mes makinave, shmangin vijat e bardha dhe rrezikojnë jetën në rrugë

Shkruar nga Newsbomb
Rrugorja e Tiranës bën shembull këmbësorët që
Rrugorja e Tiranës bën shembull këmbësorët që kalojnë mes makinave

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara.

Kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese