Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E gjitha nisi nga një shaka në ashensor! Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 16-vjeçarit në lokal

    U kap me 38.3 kilogramë kokainë në makinë, 4 vite dënim për violinistin shqiptar në Francë, 1 vit do ta shlyejë me kusht (EMRI)

    Seedorf rikthehet trajner pas 7 vitesh, firmos me klubin brazilian të Corinthians deri në fund të 2027-s

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » E gjitha nisi nga një shaka në ashensor! Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 16-vjeçarit në lokal
    Aktualitet

    E gjitha nisi nga një shaka në ashensor! Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 16-vjeçarit në lokal

    October 12, 2026

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Arrameras të Fushë-Krujës, ku humbi jetën 16-vjeçari Enes Isaku.

    Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhej në ashensor për të zbritur në katin e parë të restorantit, kur një shaka mes tij dhe një kamarieri tjetër përfundoi në tragjedi.

    Enes Isaku dhe kolegu i tij, 26 vjeç Endri Stafuka, po bënin shaka me njëri-tjetrin në momentin kur 16-vjeçari hyri në ashensor për të zbritur në katin e parë të lokalit. Gjatë këtij momenti, kamarieri tjetër dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin e ashensorit, me qëllim që kolegu i tij të zbriste poshtë.

    Por situata mori një kthesë tragjike. Në atë moment, ashensori pësoi shkëputje dhe 16-vjeçari u përplas me kokë në pllaka, duke humbur jetën.

    Sipas të dhënave paraprake, shkëputja e menjëhershme e ashensorit rrezikoi edhe jetën e kamarierit tjetër, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

    Një tjetër detaj që po hetohet është fakti se vetëm pak çaste para ngjarjes, ashensorin e kishte përdorur edhe pronari i restorantit, Afrim Vathi, i cili është gjithashtu gjyshi i viktimës 16-vjeçar.

    Policia arrestoi 26-vjeçarin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe 62-vjeçarin Afrim Vathi, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.

    adoleshenti 16-vjeçar dëshmitë e personave detaje nga ngjarja Drejtësia shqiptare Fushë-Krujë hetimet për vrasjen konflikti që përfundoi në vrasje ngjarje kriminale policia shqiptare shaka në ashensor siguria e të rinjve vrasja e 16-vjeçarit vrasja në lokal
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E gjitha nisi nga një shaka në ashensor! Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 16-vjeçarit në lokal

    October 12, 2026

    U kap me 38.3 kilogramë kokainë në makinë, 4 vite dënim për violinistin shqiptar në Francë, 1 vit do ta shlyejë me kusht (EMRI)

    October 12, 2026

    Seedorf rikthehet trajner pas 7 vitesh, firmos me klubin brazilian të Corinthians deri në fund të 2027-s

    October 12, 2026

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar në 13 vite (SKEDA)

    October 12, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.