TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pesë subjekte të rëndësishme të tregtisë ushqimore janë angazhuar për të mbajtur të pandryshuara çmimet e një sërë produktesh deri më 12 janar të vitit të ardhshëm, në kuadër të prezantimit të platformës “Pasqyra e Çmimeve”.
Gjatë prezantimit të platformës, Rama theksoi se në kushtet e rritjes së kostove në tregjet ndërkombëtare, bizneset duhet të shohin përtej fitimit të përditshëm dhe të marrin në konsideratë edhe interesin e konsumatorëve.
Kryeministri argumentoi se presioni mbi ekonominë dhe rritja e kostove nuk janë dukuri vetëm shqiptare, por kanë prekur vende të ndryshme të botës.
“Sot është një kohë kur duhet parë përtej fitimit ditor dhe kur respekti për qytetarin, respekti për konsumatorin materializohet në formën e vetë dijes, në kushtet e një presioni mbi ekonominë që nuk ka të bëjë me arsye të brendshme, por që ka përfshirë botën mbarë në rritjen e kostove në përgjithësi që janë karakteristikë e të gjitha vendeve.
Duhet gjetur një rrugë për të ofruar një mundësi më shumë për njerëzit që kanë më shumë vështirësi. Sot falë këtij mirëkuptimi dhe ndërveprimi të këtyre 5 subjekteve të rëndësishme në tregtinë e ushqimeve jemi me këtë pasqyrë në dorë, pasqyrën e çmimeve dhe me këtë marrëveshje për një sërë artikujsh të cilët do të kenë një arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri në 12 janar të vitit të ardhshëm”, tha Rama.
Kreu i qeverise theksoi se deri tani jane 238 produkte me cmime te ulëta, ndërsa theksoi se deri ne fund te vitit synimi është që “Pasqyra e çmimeve” te kete 1000 artikuj.
Kryeministri i qeverisë theksoi se synimi nuk është vendosja e çmimeve nga shteti, por nxitja e konkurrencës së lirë, transparencës dhe bashkëpunimit në mbrojtje të konsumatorëve.
Rama: Më vjen mirë që e realizuam këtë iniciativë me mirëkuptim dhe duke rënë dakord, sepse jemi në një kohë kur duhet parë më tutje fitimit ditor dhe respekti për qytetarin tregohet duke parë situatën që ndodhemi dhe që ka përfshirë mbarë botën në rritjen e kostove në tërësi, që janë karakteristikë e të gjitha vendeve.
Duhet bërë një hap përtej asaj vije mes atij që shet dhe atij që blen, duhet gjetur një rrugë për t’i ofruar një mundësi më shumë njerëzve në vështirësi. Sot, falë këtij mirëkuptimi dhe ndërveprimi të këtyre 5 subjekteve të rëndësishme të tregtimit të ushqimeve në Shqipëri, jemi praktikisht me këtë pasqyrë në dorë dhe me këtë marrëveshje për një sërë artikujsh që do të kenë një çmim të arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri më 12 janar të vitit të ardhshëm.
Vende të ndryshme kanë marrë nisma të ngjashme dhe kur e kanë gjetur ata fjalën e përbashkët, nuk kemi përse të mos e gjejmë edhe ne mes nesh. Ky nuk është fundi, është fillimi i një procesi, ku ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, edhe më të vogla, edhe pikat e shitjes të pakicës, që janë pika ku siç tha ministrja, çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë parashikohet edhe gjobë në ligj nëse ato çmime janë spekulim.
Thirrja jonë do të jetë mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirja në këtë nismë. Janë mbi 200 artikuj që janë pjesë e pasqyrës dhe deri në fund të vitit synojmë të jenë 1000. Subjektet përditësojnë çmimet në pasqyrë dhe qytetarët njihen në kohë reale.
Ka thirrje ndaj nesh që të vendosim çmime, por është e pamundur sepse së bashku kemi zgjedhur në 1990, ku çmimet i vendos konkurrenca e lirë. Besoj se do të jetë lehtësim për konsumatorët, do të na duhet punë dhe do të doja ta promovonim këtë nismë.
Nuk diskutohet që koha si gjithmonë do na mësojë më shumë. eksperienca e këtij programi do na mësojë më shumë. Kjo pasqyrë është koncepti i ‘Pasqyrë Albanias’, por ne duam ta çojmë në një nivel tjetër transparencën në çdo sektor, në mënyrë që të gjithë të mund të shohin me sytë e tyre faktet dhe të vërtetat e jetës së përditshme. Krijimi i një pasqyre unike ku shtetit është i aksesueshëm me një klik dhe ku njihesh me faktet, me të vërtetat që burojnë nga faktet është shumë i domosdoshëm në këtë kohë. Pasqyra e Çmimeve është një nga këto komponent dhe është gati për t’u ndezur për qytetarët.