LIVE UPDATES
Bota

Zelensky: Rusia nuk i ndal sulmet, pavarësisht thirrjes së Trumpit për armëpushim

Këto pretendime nuk u konfirmuan në mënyrë të pavarur, ndërsa Moska nuk e komentoi fare deklaratën e presidentit amerikan.

12 Tetor 2026, 13:25 Nga E. D
Zelensky: Rusia nuk i ndal sulmet, pavarësisht thirrjes së Trumpit
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Rusinë se kishte sulmuar një central energjetik, pavarësisht njoftimit të papritur të presidentit amerikan, Donald Trump, se ishte arritur marrëveshje për ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi se është arritur një marrëveshje për ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike. Ky është lajm i mirë për të gjithë dhe është e rëndësishme që të zbatohet në praktikë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale vonë më 11 tetor.

Megjithatë, ai shtoi se Rusia kishte lëshuar një dron të tipit Shahed, të prodhuar sipas modelit iranian, drejt një centrali elektrik në Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë zona.

“Më vonë, u kryen sulme edhe ndaj objekteve energjetike në rajonin e Harkivit. Dhe e gjithë kjo ndodhi pas deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara për armëpushim në sektorin e energjisë”, tha Zelensky.

Këto pretendime nuk u konfirmuan në mënyrë të pavarur, ndërsa Moska nuk e komentoi fare deklaratën e presidentit amerikan. Më vonë, Zelensky shkroi në Facebook se kishte biseduar në telefon me udhëheqësit e Kanadasë, Finlandës dhe NATO-s.

Ai tha se Ukraina e mbështet ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike, por theksoi se është e rëndësishme që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Rusia. Më herët, presidenti ukrainas tha se njoftimi i Trumpit e kishte zënë në befasi dhe se po priste sqarime nga Uashingtoni.

Dy zyrtarë të lartë ukrainas i thanë Radios Evropa e Lirë se as Kievi nuk kishte qenë në dijeni për ndonjë marrëveshje të re, para se Trump ta shpallte publikisht.

“Pyetja jonë është nëse [presidenti rus, Vladimir] Putin është në dijeni për këtë”, tha njëri prej tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Trump njofton për një marrëveshje të tillë. Më 14 shtator, ai deklaroi se Rusia dhe Ukraina ishin pajtuar t’i ndalnin sulmet ndaj objekteve energjetike. Megjithatë, Rusia i vazhdoi ato, duke shuar shpresat për një armëpushim të qëndrueshëm.

Lehtësimi i sanksioneve

Njoftimi për armëpushim në sektorin e energjisë erdhi dy ditë pasi Trump urdhëroi lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve amerikane ndaj naftës ruse dizel. Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra në Ukrainë, tek aleatët e saj evropianë dhe në mesin e shumë ligjvënësve amerikanë, të cilët paralajmëruan se lehtësimi i sanksioneve mund ta inkurajojë presidentin rus, Vladimir Putin, ta vazhdojë luftën kundër Ukrainës.

Trump tha, gjithashtu, se Ukraina duhet ta zëvendësojë Zelenskyn në postin e presidentit, ndërsa shprehu vlerësime pozitive për Putinin. Udhëheqësit evropianë, megjithatë, konfirmuan mbështetjen e tyre për presidentin ukrainas dhe për përpjekjet e Ukrainës për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

“Tani nuk është koha për ta ulur presionin ndaj Rusisë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, shkroi në X shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Ajo e kritikoi vendimin për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse, duke paralajmëruar se një veprim i tillë shton të ardhurat e Moskës për financimin e luftës. Kallas tha se ministrat e Jashtëm të BE-së planifikojnë të miratojnë sanksione të reja ndaj individëve dhe subjekteve të caktuara, më 12 tetor.

Disa nga vendet më të mëdha anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë, konfirmuan ndërkohë se do t’i mbanin në fuqi sanksionet e tyre ndaj Rusisë, pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të Uashingtonit. Edhe kryeministri kanadez, Mark Carney, e dënoi marrëveshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke thënë se ajo dëmton përpjekjet për stabilitet në Evropë dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ligjvënësit kundërshtojnë vendimin

Në Uashington, kongresisti republikan, Brian Fitzpatrick, tha se planifikon të kërkojë një votim në Dhomën e Përfaqësuesve për një projektligj që do të ndalonte blerjen e naftës ruse, duke sfiduar kështu presidentin Trump, i cili, po ashtu, i përket Partisë Republikane.

Më 11 tetor, shtatë senatorë republikanë dhe demokratë, përmes një deklarate të përbashkët, i kërkuan Trumpit të tërhiqej nga marrëveshja për furnizimin me naftë ruse dizel, duke argumentuar se ajo bie ndesh me ligjin amerikan që ndalon importet e energjisë nga Rusia derisa Moska t’i japë fund agresionit kundër Ukrainës.

“Kongresi i ndaloi shprehimisht importet e energjisë ruse në vitin 2022, për të parandaluar që paratë amerikane të financonin luftën brutale të Putinit kundër Ukrainës”, thanë shtatë senatorët.

Deklarata u nënshkrua nga senatorët republikanë: Susan Collins, Lisa Murkowski, Thom Tillis dhe John Curtis, si dhe nga demokratët: Jeanne Shaheen, Richard Blumenthal dhe Ron Wyden./REL

volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...