E rëndë në Fushë-Krujë/ Kolegu e shtyu në ashensor, humb jetën 16-vjeçari, në pranga kamerieri dhe pronari i lokalit (EMRAT)
Shakaja që përfundoi në tragjedi/ Ky është 16-vjeçari që humbi jetën në ashensorin e lokalit n&eu...
Shakaja që përfundoi në tragjedi/ Ky është 16-vjeçari që humbi jetën në ashensorin e lokalit n&eu...
"Sot mora vesh që veza qenka lëndë piroteknike"/ U përjashtua 60 ditë nga seancat plenare, Balliu: Të na kursenin ...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Në deklaratë theksohet se SHBA-ja mbetet e përkushtuar të punojë me institucionet e Kosovës për avancimin e prioriteteve tëpërbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë.
PRISHTINË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, duke theksuar përkushtimin e saj për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
“Ambasada amerikane pret me kënaqësi të bashkëpunojë me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në një postim të Ambasadës në rrjetet sociale.
Në deklaratë theksohet se SHBA-ja mbetet e përkushtuar të punojë me institucionet e Kosovës për avancimin e prioriteteve tëpërbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë. Shiroka Pula u zgjodh presidente më 7 tetor, me 81 vota të deputetëve, pas një kompromisi të minutave të fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Zgjedhja e saj shmangu shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Kompromisit i paraprinë diskutime dhe komunikime mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. PDK-ja kishte kërkuar që, para zgjedhjes së presidentes, Kuvendi të miratonte ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Kuvendi i miratoi ndryshimet me 88 vota, ndërsa më pas votoi për Shiroka Pulën kandidaturë e propozuar nga LVV-ja dhe e mbështetur edhe nga PDK-ja. Shiroka Pula, ekonomiste dhe akademike, ishte më herët ministre dhe deputete e PDK-së. Para se të zgjidhej presidente, ajo drejtonte Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Shiroka Pula u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do të punojë për unitetin, drejtësinë, zhvillimin dhe forcimin e institucioneve. Ajo theksoi se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj si shtet demokratik, me orientim të qartë euroatlantik dhe me lidhje të forta me aleatët ndërkombëtarë./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat nga selia blu theksoi se nuk...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar vendimin e Sekretariatit të Etikës, i cili vendosi p&eu...
Robert E. Hall dhe Michael Woodford SUEDI- Dy profesorët amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, janë shpallur fitues të &Ccedi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë për zhvlerësimin rekord të euros në raport...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, ...
Sali Berisha TIRANË- Gjyqi i dosjes “Partizani”, ku i përfshirë është kryedemokrati Sali Berisha, është...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar, pasi Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 60 dit...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiçit për Pri...
Balliu dhe Bardhi TIRANË- Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputet&eu...