
Pak ditë pas lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës, Cristiano Ronaldo ka bërë një prej deklaratave të zakonshme ku nuk është përmbajtur me "lavdet" ndaj vetes. Ai e përkufizon veten si futbollistin më të mirë në histori duke bërë një listë të statistikave të tij.
"Më i miri në histori jam unë, pikë mbaroi-tha 41 vjeçari për CNN Portugal-shifrat flasin vetë. Nëse do të arrij në kuotën e 1000 golave do të ishte fantastike, është një objektiv, por nuk mendoj për një afat të gjatë. Nuk mendoj realizimin e 1000 golave, gjërat duhet të ndodhin natyrshëm. Sidoqoftë, njerëzit nuk po e vlerësojnë formën që kam dhe objektivat e arritur"- tha Ronaldo.
Përsa i përket një tërheqje të tij nga futbollit, portugezi nuk dha një përgjigje të qartë.
"Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Ndoshta do të zgjohem i pamotivuar dhe nuk do të kem dëshirë të luaj, nuk e di"-shtoi luzitani.
Sa i përket kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend ta mbyllë me të edhe pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus dhe pezullimit të përkohshëm dhe hapjes së një procedimi disiplinor, përkundrazi, ylli i futbollit botëror shpreson të luajë një apo më shumë ndeshje lamtumire. Versus.al

