Një nxënës ka hapur zjarr në një shkollë në francë duke qëlluar drejtorin e shkollës. Djali, 14 vjeç, u arrestua pasi drejtori mbeti i plagosur në shkollën e mesme "Joseph-Lakanal" në Aubagne, pranë Marsejës. Gjithashtu, raportohet se një mësues 37-vjeçar u plagos në incident. Drejtori, 53 vjeç, u godit në ijën e djathtë nga një saçme pushke gjahu, sipas raportimeve.