Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën
11 Teto...
Aktualitet
Auron Tare zbulon frymëzimin e Lasgush Poradecit për poezinë "Kroi i Fshatit tonë": I lënë në harresë dhe i braktisur
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tare shkruan se kroi sot është i rrethuar me beton, i braktisur dhe pa asnjë shenjë që të pasqyrojë rëndësinë e tij kulturore e historike.
12 Tetor 2026, 13:44Nga I.A
Auron Tare
POGRADEC- Studiuesi Auron Tare ka ngritur shqetësimin për gjendjen e krojit që frymëzoi poetin Lasgush Poradeci për një nga poezitë më të njohura të letërsisë shqiptare, “Kroi i Fshatit tonë”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tare shkruan se kroi sot është i rrethuar me beton, i braktisur dhe pa asnjë shenjë që të pasqyrojë rëndësinë e tij kulturore e historike.
Postimi i Plotë:
"Kroi i Fshatit tone"
Kroi i fshatit t’onë, ujë i kulluar, Ç’na buron nga mali duke mërmëruar. Venë mbushin ujë vashat an’-e-mbanë, Cipëzën me hoja lidhur mënjanë Lasgush Poradeci Një nga poezitë më të bukura të letërsisë shqiptare, “Kroi i Fshatit tonë” frymëzuar nga ky Krua i cili sot është i rrethuar me beton. I braktisur, i lënë në harresë pa asnjë shenjë të denjë për një lirikë kaq të magjishme për të cilën dikur këndoi edhe Tefta Tashko Koco, tregon degradimin deri në dhimbje jo vetëm të simbolikave kombëtare por edhe të kulturës shqiptare në përgjithësi. Pa fjalë