LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria shpallet de facto lavatriçja e parave të drogës"/ Berisha publikon studimin e EUROSTAT: Leku shqiptar shënon rekord për vlerësimin në raport me euron

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për mediat gjatë ditës së sotme, duke iu referua studimit të EUROSTAT-it, deklaroi se zhvlerësimi i euros në raport me lekun është tregues i ndikimit të parave të drogës në ekonominë shqiptare duke theksuar se, euroja në Shqipëri është zhvlerësuar me 33 për qind, më shumë se në çdo vend tjetër të marrë në shqyrtim.• Berisha tha se zhvlerësimi i euros lidhet me paratë që futen në Shqipëri nga trafiku i drogës dhe ndërtimi është fusha kryesore e investimeve. • Ai e cilësoi Shqipërinë si një qendër të pastrimit të parave kriminale. • Për liderin e opozitës, pasojat e zhvlerësimit të euros rëndojnë mbi qytetarët, fermerët dhe sipërmarrësit e ndershëm, ndërsa përfitimet shkojnë te grupet kriminale dhe zyrtarët e lidhur me to. • Berisha u bëri thirrje Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare që të ndërmarrin analiza dhe masa ndaj asaj që e cilësoi si përkeqësim të ekonomisë shqiptare nga ndikimi i narkotrafikut. • Kryedemokrati komentoi gjithashtu vendimin për përjashtimin nga parlamenti për dy muaj të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu. • Ai e cilësoi vendimin si të paligjshëm dhe antikushtetues, duke deklaruar se Edi Rama është ‘armik i egër i parlamentarizmit, i protestës dhe fjalës së lirë’. • I pyetur nga gazetarët, Berisha kundërshtoi propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përdorimin e numërimit elektronik në katër bashki gjatë zgjedhjeve lokale.

3 artikuj për këtë temë.

49 MINUTA ME PARE

"Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik"/ Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

"Shqipëria shpallet de facto lavatriçja e parave të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat nga selia blu theksoi se nuk do të pranojnë asnjë bashki me numërim elektronik. Lideri i opozitës theksoi se ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ.

"Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik, në mënyrë të prerë. Partia Demokratike nuk pranon! Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme. Në numërimin elektronik është implikuar direkt dhe shërbimi informativ kombëtar, narko-shërbimi informativ tani. Janë krijuar servera paralelë, ka patur probleme të mëdha, ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme më në procesin zgjedhor," tha Berisha./Dosja.al

58 MINUTA ME PARE

Përjashtimi i Bardhit dhe Balliut/ Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

"Shqipëria shpallet de facto lavatriçja e parave të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar vendimin e Sekretariatit të Etikës, i cili vendosi përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Duke folur për mediat, Berisha e cilësoi këtë vendim si antiligjor dhe antikushtetues, ndërkohë akuzoi kryeministrin Edi Rama si armik të parlamentarizmit dhe protestës.

Kryedemokrati bëri të ditur gjithashtu se grupi parlamentar demokrat do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e Sekretariatit të Etikës, të cilin e konsideron të pabazuar në ligj dhe në Kushtetutë.

"Sot Edi Rama urdhëroi, pa asnjë bazë ligjore, të përjashtojë kryetarin e grupit të Partisë Demokratike dhe nënkryetarin e komisionit të sigurisë, zotërinjtë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, dy muaj nga parlamenti.
Armik i egër i parlamentarizmit, i protestës dhe fjalës së lirë, Edi Rama me akte të tilla dëshmon se është një narko-diktator i urryer për shqiptarët. Dënojmë me forcën më të madhe këtë vendim antiligjor, antikushtetues, kryekëput të pabazë. Natyrisht, grupi parlamentar do mblidhet të shqyrtojë qëndrimet përkatëse ndaj këtij vendimi," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Tani e tutje narkos do jetë monedha e re e Shqipërisë"/ Berisha publikon studimin e EUROSTAT: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport me euron

"Shqipëria shpallet de facto lavatriçja e parave të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë për zhvlerësimin rekord të euros në raport me lekun, duke iu referuar një studimi të publikuar nga EUROSTAT. Duke folur në deklaratë për mediat, Berisha tha se leku shqiptar ka shënuar vlerësimin më të madh në botë kundrejt euros, duke bërë krahasimin me 40 monedha kryesore të planetit.

Berisha solli në vëmendje edhe rastet kur euroja ka fituar terren ndaj monedhave të tjera, duke përmendur paundin, dollarin e Hong Kongut dhe koronën norvegjeze. Duke komentuar këto shifra, kreu i Partisë Demokratike e lidhi forcimin e lekut me atë që e cilësoi si ndikim të ekonomisë së narkotrafikut në Shqipëri.

"Sot, në historinë e këtij vendi, shënohet rekordi më i zi i kohërave. EUROSTAT shpall se leku shqiptar thyen rekordin botëror në raport me zhvlerësimin prej tij të euros dhe dollarit, por EUROSTAT është marrë me euron. EUROSTAT ka studiuar raportin e euros me 40 monedhat kryesore të planetit. Çfarë gjen EUROSTAT nga studimi i 40 monedhave të planetit? Gjen se leku është monedha më e fortë në botë në raport me euron. Gjen se euro në Shqipëri është zhvlerësuar më shumë se në çdo vend tjetër 33 përqind. Gjen se zhvlerësimi i dytë më i madh i euros është 18 përqind dhe ky është Izraeli me ekonomi 10 herë, 15 herë më e fuqishme se e Shqipërisë. Zhvlerësimi i tretë është Zvicra me ekonomi trilion. Ka një zhvlerësim të lehtë me 6 përqind në Meksikë, tek Sinaloa. Në Serbi me dinarin, 6 përqind. Ka një zhvlerësim euro me dollarin e Singaporit 3 përqind. Kurse me dy monedha të tjera, përveçse dy që mbetet pa ndryshim euro ka fituar terren. Për shembull unë u them këtu, me sterlinën ka fituar 1 përqind. Me dollarin e Hong Kongut ka fituar 5 përqind. Me koronën norvegjeze ka fituar 17 përqind. Norvegjia vetëm fondin sovran të investimeve e ka 2 triliard euro. Pra, çfarë kemi këtu? Kemi transformimin përfundimtar të lekut në narkos. Dhe sot e tutje nuk do quhet më lek, por do quhet narkos. Pesë mijë narkos, kjo do jetë monedha e re e Shqipërisë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...