Policia Rrugore ka gjobitur 78 këmbësorë gjatë 24 orëve të fundit pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.
“Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë 24-orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, tha policia.
Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara.
Kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.
<iframe width="550" height="977" src="https://www.youtube.com/embed/wZBB77Tj-hc" title="Nuk respektojnë rregullat, Policia gjobit këmbësorët" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>
Pushka top policise ! Pakujdesia e nje kembesori mer ne qafe shoferin. Jo gjithmon fajin e kane drejtuesit e mjeteve.
Gjobisni ata qe hedhin plena nga makina dhe dritaret e shtepive, se ata jane me te demshem. Vdiqem nga plenat, popull fshatar e bir fshatari.... Robt ku ti keni ju qe hidhni plena rrugeve
Fix kjo do te ishte nje arritje e madhe nese pretendojme te behemi pjese e europes,pleherat kapice ne cdo qytet rrugice dhe rruge,kete verejtje kane dhe te huajt qe vine,mjafton te shikoni terminalin e autobuzeve nje katrahur pleherash qe besoj as ne vendet me te humbura te planetit nuk mund te gjeden. Plicia bashkiake eshte vetem per te fekuar bolet dhe nuk bejne asnje pune.TURP