web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona

12 Tetor 2026, 13:39, Aktualitet CNA

Atentati në Gjirokastër/ Merren në pyetje 23 persona

Policia ka marrë në pyetje 23 persona në lidhje me atentatin në Gjirokastër, ku si pasojë pati një viktimë shtetasin B.D. dhe dhe një të plagosur shtetasin E.M.

Sipas raportimeve, grupi hetimor është fokusuar tek e shkuara e viktimës B.D. dhe marrëdhëniet që kishte me persona të ndryshëm.

Në polici kanë dëshmuar familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për konflikte apo armiqësi të tij me persona të tjerë.

Sipas tyre, viktima kishte qenë vazhdimisht i shqetësuar, por këtë gjendje e lidhnin me faktin se ishte i papunë.

23 personat e marrë në pyetje kanë dhënë informacione për lidhjen e tyre me viktimën.

Ndërkohë vijojnë hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./ CNA





Lajmet e fundit nga