Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, Malaj e përgëzoi për zgjedhjen në post dhe shprehu dëshirën që, gjatë mandatit të saj, lidhjet dypalëshe mes dy vendeve të forcohen më tej.
Shiroka-Pula u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin në të njëjtin drejtim dhe të jenë mbështetje për njëra-tjetrën. Ajo vuri në dukje nevojën për koordinim më të madh në politikën e jashtme, si dhe pritshmërinë e Kosovës për përkrahjen e Shqipërisë në rrugën euroatlantike dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, transmeton “Bota sot”.
Të dyja palët ranë dakord që bashkëpunimi të zgjerohet në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.






