Skandali i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas marrjes në pyetje për më shumë se 3 orë
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh. Ajo është marrë n&...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh. Ajo është marrë n&...
Ministri saudit i Energjisë, princi Abdul Aziz bin Salman, ka paralajmëruar një përgjigje serioze ndaj sulmeve të fundit të lë...
Përfundon seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve, Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si “Shkambi”, dhe Vinçesk Pir...
Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë paralajmëruar drejtuesit evropianë të mbrojtjes se Rusia po shton për...
Violinisti shqiptar Beng Bakalli është dënuar me 3 vite burg në Francë, 1 me liri me kusht dhe me 1.1 milion euro gjobë për...
Enesi 16 vjeçar do të përcillët këtë të hënë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së pamas...
Tre të arrestuarit Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, dhe Vinçesk Piroli, nga Policia e Lezhës, dyshohen si autorë t...
Një qytetar nga zona e Gjegjanit në Pukë i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim të fortë...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 60 dit&eum...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për zvarritjen e restaurimit të K...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me kolegun e saj Kliti Hoti, ka ngritur shqetësimin për krizën e prodhimit fason gjatë një vizite në një biznes në Shkodër.
Sipas Tabakut, ndërmarrja që dikur kishte 140 punonjës sot ka vetëm 30, ndërsa një pjesë e makinerive po kthehen në Itali.
Duke treguar produktet dhe ambientet e biznesit, Tabaku paralajmëroi se zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove po e çojnë sektorin drejt pezullimit të aktivitetit.
“Ky është nga prodhimet e fundit ‘Made in Albania’ që ky biznes është duke realizuar”, u shpreh ajo. Sipas deputetes, kursi i euros në nivelin e 90 lekëve ka goditur rëndë të ardhurat e bizneseve eksportuese.
Ajo deklaroi se zhvlerësimi ka ulur me të paktën 35% vlerën që bizneset fason përfitojnë nga produktet e tyre, ndërkohë që përballen me ngarkesën e sigurimeve shoqërore, kostot e transportit dhe shpenzimet e tjera të aktivitetit.
Tabaku theksoi se pasojat shkojnë përtej një biznesi apo një qyteti. Humbja e kapaciteteve prodhuese, sipas saj, është një shqetësim për të ardhmen ekonomike të gjithë vendit dhe për mundësitë që u mbeten brezave të rinj.
Deputetja kërkoi që situata të shërbejë si këmbanë alarmi për qeverinë, duke theksuar nevojën për një ekonomi që mbështet prodhimin dhe punësimin.
Ky është një nga prodhimet e fundit “Made in Albania” që ky biznes po realizon.
Zhvlerësimi i euros, që ka arritur vlerën më të ulët në dhjetë vite dhe sot këmbehet me 90 lekë, ka ulur vlerën e produkteve që bizneset fason prodhojnë me të paktën 35%.
Ngarkesa me sigurimet shoqërore, ku rritja e pagës minimale ka shkuar e gjitha si pjesë e pagesës së sigurimeve, por njëkohësisht edhe kostot e transportit dhe kostot e tjera që lidhen me aktivitetin e biznesit, e kanë çuar sot prodhimin fason pothuajse në një situatë pezullimi.
Ky biznes ka pasur 140 punonjës. Sot ka vetëm 30.
Shqipëria nuk po eksporton më produkte “Made in Albania” dhe kjo është një këmbanë alarmi. Duhet të ishte një këmbanë alarmi për qeverinë, për këdo që e ka për zemër Shqipërinë.
Këtu, bashkë me Klitin, kolegun tim të Shkodrës, kemi ndarë këtë shqetësim me punonjësit. E kemi ndarë edhe me këdo që ka qenë i interesuar që ne të bëhemi zëri i tyre.
E shihni? Ky është realiteti në Shkodër. A mund t’i filmosh? Këto janë makineri që janë stok. Jashtë janë dy trajlera të mbushura me makineri që do të kthehen në Itali.
Këtë po mbështesim. Realisht, duhet të vazhdojmë kështu?!
Kjo është një pyetje jo vetëm për Shkodrën. Kjo është një pyetje për gjithë Shqipërinë.
Nëse Shqipëria nuk prodhon më, nuk eksporton më, nuk ka prodhim bujqësor, nuk ka prodhim fason, atëherë çfarë po u lëmë brezave të ardhshëm?!
Ekonomia shqiptare duhet të kthehet në një ekonomi që prodhon. I kam humbur shpresat se kjo mund të ndodhë me këtë qeverisje.
Për këtë arsye, kjo le të jetë një këmbanë alarmi për këdo që mendon se duhet një ekonomi e shumicës, jo e pakicës.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros. Berisha u shpreh se leku është...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 60 dit&eum...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për zvarritjen e restaurimit të K...
Deputetët e PD-së, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, kundërshtojnë kërkesën e Partisë Socialiste për masa disip...
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ragura pas deklaratave provokative të Ivica Daçiçit. ‘Ivica Daçi&c...
Shqipërisë po i imponohet një tjetër ndryshim i hartës territoriale, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave Ivica Daçiç, i cili është shprehur se flamuri serb do t&...
Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare ku pritet dhe nënshkrimi i marr&...
Për ekspertin e ekonomisë, Dorian Teliti projekti hekurudhor Tiranë-Durrës, është një projekt, vlera e të cilit ë...
Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar.&nbs...