Gjyqi për dosjen ‘Partizani’ ku Sali Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, janë të pandehur, është shtyrë për më 26 tetor.

Shkak është bërë vijimi i bojkotit të avokatëve për shkak të rregullores së GJKKO. Këtë herë, gjykata nuk vendosi gjobë ndaj avokatëve.  

Të pranishëm ishin dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, i akuzuar për pastrim parash.

Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Në korrik, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro.

Report Tv ka raportuar më herët se vetëm në emër të Jamarbër Malltezit, të deklaruara, janë 35 pasuri në Shqipëri me vlerë dhjetëra miliona euro, në një kohë kur të sekuestruarat janë vetëm 5.4 mln euro.


Lajmi kryesor:

Bojkoti ndaj rregullores ‘paralizon’ GJKKO-në, s’ka gjyqe prej shtatorit! Gjobiten me 20 mijë lekë të rinj avokatët e fraksionit së dosjes ‘Meta’, me 50 mijë të rinj ata të ARRSH-së! ‘Falen’ mbrojtësit e ‘Partizanit’