AKTUALITET /

"Po na marrin pronat", banorët e Orikumit e Dukatit në protestë: Nuk jemi hebrenj, toka është e jona

Shkruar nga Versus

"Po na marrin pronat", banorët e Orikumit e Dukatit në

Banorët e Dukatit dhe të Orikumit kanë dalë në protestë ditën e sotme për shkak se pretendojnë se po u merren tokat nga persona që nuk kanë asnjë lidhje me zonën.

Ata thonë se tokat kanë qenë në përdorim të fshatit dhe se papritmas kanë dalë pronarë me dokumente që janë të falsifikuara.



“Unë jam dukatase brez pas brezi, nuk e meritoj të më quajnë hebre. Orikumi dhe Dukati janë popull autokton, jo hebrenj”- u shpreh një prej banorëve të zonës.

“Po bëj këtë luftë sepse atë që the në 2009 kjo tokë u hap me themel të mos isha unë këtu. Ata erdhën në 2 të natës dhe hapën themelet. E duan sepse kjo është perlë. Unë këtë tokë e kam në përdorim, e kam rrethuar. Më thërret policia më thotë përse e ke rrethuar. Unë nuk kam hedhur beton. Kam 37 vite që paguaj taksat. Kur ti si shtet e ke dhënë në një vend tjetër tokën përse nuk më thua mua nuk duhet të paguash lekë se e ka marrë tjetër. Toka është e jona, ata që kanë ardhur janë hajduta që nga Rama deri në fund”- tha një tjetër protestues. Versus.al

Poll