‘Modestia’ e Cristiano Ronaldos: Jam më i miri i të gjitha kohërave, shifrat flasin vetë

12 Tetor 2026, 15:30Sport TEMA
‘Modestia’ e Cristiano Ronaldos: Jam më i miri i të gjitha

Pasi u vu në qendër të polemikave për largimin nga kombëtarja portugeze dhe vetëm pak ditë pas lamtumirës së Lionel Messit nga kombëtarja argjentinase, Cristiano Ronaldo kthehet të flasë dhe e bën pa asnjë lloj modestie. Përkundrazi ai e përkufizon veten si futbollistin më të mirë në histori duke bërë një listë të statistikave të tij.

 

 

 


‘Më i miri në histori jam unë, pikë mbaroi
-tha 41 vjeçari për CNN Portugal-shifrat flasin vetë. Nëse do të arrij në kuotën e 1000 golave do të ishte fantastike, është një objektiv, por nuk mendoj për një afat të gjatë.  Nuk mendoj realizimin e 1000 golave, gjërat duhet të ndodhin natyrshëm. Sidoqoftë, njerëzit nuk po e vlerësojnë formën që kam dhe objektivat e arritur’.

Përsa i përket një tërheqje të tij nga futbollit, Cristiano Ronaldo nuk dha një përgjigje të qartë.

‘Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Ndoshta do të zgjohem i pamotivuar dhe nuk do të kem dëshirë të luaj, nuk e di-shtoi luzitani.

Ndërsa përsa i përket kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend ta mbyllë me të edhe pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus dhe pezullimit të përkohshëm dhe hapjes së një procedimi disiplinor, përkundrazi, ylli i futbollit botëror shpreson të luajë një apo më shumë ndeshje lamtumire.

Lini një Përgjigje