web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rrugorja” me dorë të hekurt/ Gjobat prekin edhe këmbësorët

12 Tetor 2026, 14:09, Aktualitet CNA



Policia Rrugore ka kryer kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. Gjatë 24-orëve të fundit, "Rrugorja" ka vendosur 78 masa administrative.

"Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë 24-orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", theksohet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga